Brenda një jave, rebelët arritën të përmbysnin një regjim prej dekadash dhe tani e gjithë Siria po përpiqet të përshtatet me kushtet e reja.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Federata e Futbollit të Sirisë bëri të ditur se tashmë paraqitja e parë zyrtare e Kombëtares do të ketë ngjyrën kryesore të gjelbër (që simbolizon çlirimin e sportit), ndërsa logos do t’i shtohet edhe një yll i tretë.
“Ndryshimi i parë historik në historinë e sportit sirian, larg nepotizmit, favorizimit dhe korrupsionit”, -thuhet në mbishkrimin e fotos në të cilën disa ndërkombëtarë veshin fanellat e tyre të reja.