Ka rifilluar puna ditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait(DXB).
DXB ka bërë një deklaratë në lidhje me reshjet e shiut në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe gjithashtu njoftoi se kanë rifilluar fluturimet e pezulluara.
Në deklaratë thuhet se aeroporti dhe zonat përreth u pastruan plotësisht nga akumulimi i ujit dhe të gjitha objektet, fuqia punëtore dhe shërbimet logjistike filluan të funksionojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë.
Programi i fluturimeve është kthyer në rrjedhën normale më shpejt se sa ishte parashikuar më parë dhe realizohen 1.400 fluturime në ditë.
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se sasia më e madhe e reshjeve të shiut në 75 vjet u regjistrua për shkak të një stuhie të rrallë më 16 prill.
Kjo situatë bëri që në shumë qytete të vendit të mbyllen aeroportet dhe të pezullohen fluturimet.