Meteorologët parashikojnë se reshjet e shiut do të shoqerojnë fundjavën. Por përveç çadrës në çantë, duhen marrë masat për të ndryshuar edhe veshjen, pasi sipas parashikimeve pritet që të ulen ndjeshëm temperaturat. 

23 nëntor 2013- "Gradualisht gjatë pasdites së të shtunës dhe në mbrëmje reshjet do të reduktohen, por edhe e diela do të mbetet me një mot të paqëndrueshëm. Kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e hënë. Presim të afrohen masa ajrore të ftohta, që vijnë nga Europa Veriore dhe do të shoqërohen me ulje të temperaturave", thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari.Meteorologet e Sherbimit Ushtarak paralajmerojne zbritje te temperaturave ne minus, si dhe filimin e reshejve te para debores ne ditet e para te javes qe vjen."Rënia e temperaturave do të ndihet pasditen e të hënës dhe më tepër ditën e martë. Reshjet parashikohet të jenë në formën e dëborës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit. Pasditen e të martës do të ndërpriten reshjet, por i ftohti do të vijojë edhe ditët në vijim", thotë Xhakollari.Gjate dites temperaturat maksimale sipas parashikimeve mund te arrijne deri ne 12 grade celcius ne zonat e uleta dhe ne bregdet.

/ Top Channel /