Pas ribashkimit të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pranuan se kishin pasur një pëlqim shumë të fortë ndaj njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të serialit.
“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.
Por siç duket ribashkimi për ‘”Friends”, i ka bërë dy aktorët të mendojnë edhe një herë tjetër marrëdhënien e tyre. Një burim për “Close” ka treguar se ata janë afruar shumë pas xhirimeve për 25-vjetorin e serialit dhe duket se kanë nisur një lidhje të vërtetë bashkë.
“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata duhej të fshihnin gjithmonë ishte akoma atje. Ata filluan të shkruajnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe vetëm muajin e kaluar, David fluturoi nga shtëpia e tij në Nju Jork për të parë Jenn në Los Angeles. Ata kanë nisur të kalojnë kohë në shtëpinë e Jennifer, ku ajo ka gatuar darkën dhe kanë kaluar një kohë cilësore bashkë, duke folur dhe qeshur. Ata janë parë edhe duke pirë verë, të përqendruar në bisedë, teksa ishin në një nga vreshtarit e preferuara të Jennifer, ku dukej qartë se kishte shumë kimi mes tyre”, kanë thënë burimet.
Se çfarë po ndodh realisht mes tyre pritet ta shohim në vijim, nëse do të kemi apo jo një konfirmim të romancës.