16 shtatori shënon fillimin e vitit të ri mësimor. Ndërkohë në shkollën e mesme të përgjithshme "Leonik Tomeo" vijon puna për rikonstruksionin e plotë të godinës. Drejtuesi i këtij institucioni arsimor, Tomorr Agalliu, konfirmon se në datën e përcaktuar për nisjen e proçesit mësimor, mjedisi do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit.
280 është numri i nxënësve, që do të ndjekin klasën e dhjetë, pranë këtij institucioni arsimor, i përcaktuar nga regjistrimet paraprake, ndërsa kërkesat janë në rritje thotë drejtori Agalliu.
Ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve, për vitin mësimor 2019-2020 në këtë shkollë do të jetë mbi 900.
55 është numri i mësuesve, të cilëve do t'i bashkohen edhe 25 praktikantë. Ky vit mësimor nuk pritet të sjellë risi, përsa i përket strukturës shpjegon z. Agalliu.
Shkolla e mesme Leonik Tomeo është një nga 7 institucionet arsimore të këtij lloji në qytetin bregdetar.
13 është numri i përgjithshëm i tyre në juridiksionin e bashkisë Durrës.





