Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, është rikthyer në “Top Channel”. Pas një konflikti që zgjati më shumë sesa një vit, balerini do të jetë kryetari i jurisë në edicionin e dytë të spektaklit “Dancing with The Stars”.
Këtë e ka zbuluar vetë ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” u shpreh se është “kënaqësi që të rikthehesh në ekranin e ‘Top Channel’ me një produksion të tillë, ku gjërat janë të kopsitura mirë”.
Ndërkohë, kujtojmë se një vit më parë kryetar i jurisë ishte balerini i njohur, Kledi Kadiu. Por, tashmë që marrëdhëniet mes tij dhe produksionit janë sistemuar, Kledi nuk do të rikthehet për një tjetër sezon. Teksa ishte i ftuar në programin “Wake Up”, fituesi i “Big Brother VIP1”, foli për spektaklin e famshëm të kërcimit, por gjatë bisedës nuk mungoi as pyetja për edicionin e tretë të BBVIP.
I pyetur se cilët nga personazhet e njohur të ekranit dëshiron të shikojë në këtë “reality show”, ai përmendi tre emrat më të përfolur në publik, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin, ku nuk la pa përmendur dhe emrin e tij.
“Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”, tha Iliri, e teksa u pyet se kush mendon se do të ishte fituesi, balerini u përgjigj: “Atë e di sovrani”. Me shumë interes pritet rikthimi i balerinit në “Top”, duke kujtuar një ndarje jo shumë të mirë që patën vitin e shkuar.
Nëpër portale është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes Ilir Shaqirit dhe bashkëproducentes së “Big Brother VIP”, nisur nga fakti se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”. Në atë kohë, vetë balerini zgjodhi të reagonte.
Por, duket se gjithçka tani ka përfunduar dhe Iliri është ftuar për t’u rikthyer sërish në krye të jurisë që vitin e shkuar shkaktoi krisjen e marrëdhënieve. Madje, jo vetëm kaq, por tashmë Iliri po kërkon dhe një përballje mes tij, Donaldit dhe Luizit, duke premtuar një atmosferë të zjarrtë, që me gjasa edhe mund të realizohet në ndonjërën nga spektaklet, kur “Big Brother 3” të nisë.