Skulptori portugez, Emanuel Santos i cili u bë i famshëm për bustin e Cristiano Ronaldo muaj më parë, tashmë ka bërë një të ngjashëm për Gareth Bale.Ai u kontaktua nga Paddy Power për të krijuar nga një bust për mesfushorin e Uellsit dhe të Real Madridit, Gareth Bale.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Për mua është ndër që të bëj një skulpturë për Gareth Bale. Ai është një lojtar i madh", -u shpreh ai. Skulptura peshon 40 kg, ndërkohë që prej tij ka fituar plot 25 mijë paund. Për ndërtimin e tij i janë dashur vetëm 264 orë. Sigurisht nuk ka munguar as humori në rrjetet sociale.