Në Prime-in e së premtes në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona Binakaj ndau një rrëfim të ndjeshëm nga e kaluara e saj, duke folur për periudhën e fëmijërisë në Gjermani dhe ndërhyrjen e autoriteteve që çoi në largimin e saj nga familja. Ajo shpjegoi se situata lidhej me interpretimin e institucioneve për neglizhencë prindërore dhe dallimet mes ligjeve gjermane dhe atyre në Kosovë, duke theksuar se, pavarësisht gjithçkaje, është rritur me dashuri.

Mami është dashur të shkojë në shkollë te motra dhe të vrapojë pas saj dhe ka ndodhur që dy-tri herë të më harrojë në shkollë. Edhe pse shkollën e kisha afër, në Gjermani nuk lejohet të ecësh vetëm për në shtëpi kur je në fillore”, tregoi ajo.

Elijona tregoi se për disa vite ka jetuar në një familje tjetër, pasi prindërit e saj kishin humbur kujdestarinë, një përvojë që sipas saj e ka lënduar, por edhe e ka formësuar si person.

Pas këtij rrëfimi ka reaguar daja i Elijonës, i cili në një koment publik e ka kundërshtuar versionin e treguar në Prime. Ai ka pretenduar se arsyeja reale e ndërhyrjes së institucioneve ka qenë dhuna e ushtruar nga babai i Elijonës ndaj nënës së saj, çështje që sipas tij ka çuar deri në divorc dhe largimin e fëmijëve nga familja, duke e quajtur rrëfimin e saj “të pavërtetë”.

31101805 ad76 4f96 9d4c 75b333de40c8