Një tjetër incident i ka ndodhur presidentit të SHBA, Joe Biden.

Një video, e cila është bërë virale në rrjet tregon momentin kur Biden goditet kokën teksa po zbriste nga helikopteri Marine One.

Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.

Kujtojmë se pak ditë më parë lideri amerikan u pengua dhe rrëzua gjatë një ceremonie diplomimi në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado.