Pas rrëzimit të shtyllës së ndriçimit te shkallët e një lokali, një tjetër shtyllë rrezikon të shkëputet dhe të bjerë në tokë, po në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Operatori i “DurrësLajm” i pranishëm në vendngjarje, gjatë një vëzhgimi që ka kryer në shëtitore, përcjell këto pamje, ku duket qartë që një tjetër shtyllë pëson lëkundje të vazhdueshme nga era e fortë.

Pak minuta më parë rrëzimi i shtyllës pranë një biznesi rrezikoi jetën e anëtarëve të një familjeje që sapo dilnin nga lokali dhe urojmë që mos të përsëritet një tjetër incident, i cili do të vinte në rrezik qytetarët e shumtë që ecin në këtë zonë.