Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se së shpejti do të shpallë tarifat e reja që do të synojnë industrinë farmaceutike. Gjatë një deklarate për gazetarët në Air Force One, Trump theksoi se ai ishte i hapur për të bërë marrëveshje me vendet e tjera për tarifat, por ato negociata do të zhvillohen pas shpalljes së tarifave hakmarrëse, të cilat do të bëhen të njohura më 2 prill.
Pak ditë më parë, Trump njoftoi gjithashtu tarifat shtesë prej 25% për automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.