Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli rreth orës 20:30 në aeroportin e Rinasit Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

Në fund të kësaj dite  Rama ka ndarë foto nga të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar sot.

“Një ditë të paharrueshme”, kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama samitin Ukrainë – Europa Juglindore me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor.