Një dron ka tronditur maqedonasit në mes të Shkupit. Droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe është paraqitur dje në ndeshjen në mes Çairit dhe Vardarit.
Droni nga me flamurin “Autochthonous”, është marrë si provokim nga ana e maqedonasve.
Vlen të theksohet se po i njëjti flamur u valëvit edhe në ndeshjen eliminatore Serbi-Shqipëri në mes Beogradit që ndodhi para dy vitesh, dhe i cili shkaktoi incident dhe trazira në Beograd, çka shkaktoi më pas edhe ndërperjen e ndeshjes. /TetovaSot/