Presidenti i Guatemalës, Jimmy Morales, urdhëroi që ambasada e këtij vendi në Izrael të spostohet nga Tel Avivi në Jerusalem. Në një postim në Facebook, Morales tha se vendimi u mor pasi foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe u ra dakord për këtë.

Javën e shkuar, Guatemala ishte vetëm një prej 9 kombeve që votuan kundër rezolutës së OKB-së që i kërkonte amerikanëve të kthenin mbrapsht vendimin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin izraelit.

Në mesazhin e tij, presidenti Morales, sigurisht që nuk e përmendi këtë, por tha se Guatemala është një aleat i vjetër i Izraelit. Ai shtoi se kishte urdhëruar autoritetet e vendit që të nisin koordinimin e nevojshëm me Izraelin për spostimin e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.