Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagoi pas prishjes së Teatrit Kombëtar duke thënë se ajo godinë nuk ka qenë kurrë monument kulture.
“Jemi takuar me të gjithë gjatë gjithë kësaj kohe, edhe me ata që ishin kundër. U tërhoqëm nga varianti me kullë, pranuam që asnjë centimetër të mos prekej nga Teatri Kombëtar. Gjatë qindra takimeve me artistët kemi moderuar qëndrimet tona, por gjatë një procesi negocimi nuk mund të kesh gjithçka”, tha Veliaj.
“Kjo është arsyeja pse sapo na u transferua prona, kërkuam që të verifikohej nga Instituti i Ndërtimit që tha se ishte e rrezikshme. Edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës tha se nuk ka qenë kurrë monument kulture”, shtoi Veliaj.
“Në 2007 atë që sot e përdorin si betejë, e hoqën nga listat e monumenteve kulturore. Kushdo që ndihet sot i trishtuar, ndihet që një betejë që i mori kohë doli pa fryt. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por erdhi koha të shohim përtej kësaj dit.e Të mos lemë partitë të na përçajnë. Është momenti për t’u bashkuar. Partitë politike fërkojnë duart. Cfarë iku iku. Edhe kur u bë parku i lodrave u mërzitën, por sa u gëzuan kur u hap dhe çuan fëmijët për të luajtur. Do e shtojmë edhe kalanë e Tiranës, do të bëhet edhe njëherë sa kaq është.”,– tha Veliaj.





