Një debat për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë fizike dhe dëme material. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në fshatin Luz, Krujë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Agustin Steli 41 vjeç, banues në Krujë.
Ndërkohë ka nisur proçedimi penal në ngarkim të shtetasve M.S. 41 vjeç dhe E. B. 30 vjeç, të dy banues në Krujë.
Ngjarja
Ditën e shtunë, rreth orës 14:00, në fshatin Luz, pas një debati për motive të dobëta shtetasi E. B. ka goditur me mjetin e tij tip Fiat duke e dëmtuar mjetin tip Golf, me drejtues shtetasin Agustin Steli.
Ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin M. S. kanë goditur me grushta duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit E. B. i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Agustin Steli dhe M.S. parashikuar në nenin 89, 25 të Kodit Penal si dhe"Shkatërrimi i pronës" dhe "Dëmtime të tjera me dashje" në ngarkim të shtetasit E.B., parashikuar në nenet 150 dhe 90 të Kodit Penal.





