Disa ditë më parë, programi “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë.
Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.
Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.
Pas këtij incidenti, ditën e sotme, Megi ka bërë një lajmërim në studio, përmes të cilit tregon vendimin ekstrem që është marrë në lidhje me konkurrentët që largohen nga studioja.
“Në qoftë se dikush nga ju, nuk përballet këtu me situatën por vendos të largohet nga studio, nuk kthehet më në këtë studio”, ka thënë drejtuesja e programit.
“E theksoj edhe njëherë që nëse një person vendos të largohet nga kjo studio është automatikisht i përjashtuar nga programi. Kjo është një gjë e paprecedentë dhe nuk duhet të ndodhë më”.
Megi ka shtuar se në këtë rast do të ketë një tolerim për Saiden, e cila u largua programin e kaluar.