Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” kishte paralajmëruar se do të shkonte tek lokali i reperit Noizyt.

Në momentin që Cllevio mbërrin para lokalit të Noizy-t, ndodhi sherri mes tyre, ku reperi së bashku me disa anëtarë të grupit të tij e rrahin Cllevion.

Ky i fundit, ditën e sotme ka publikuar në “Instagram” disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij. Ai gjithashtu ka bërë me dije se reperi e ka lënë me pasoja.

Kujtojmë, që edhe Noizy reagoi para pak minutash duke shkruar: “Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral.”