Ditët e fundit moti në vendin tonë ka qenë i luhatshëm duke sjellë masa ajrore si të ngrohta edhe të freskëta gjatë ditës dhe mbrëmjeve. Edhe pse jemi në mes të muajit qershor, këto ditë pothuajse në të gjithë Shqipërinë ka patur reshje shiu.
Por në fundjavë pritet që temperaturat të rriten ndjeshëm.
Nesër pritet një ulje e intensitetit të shirave në të gjithë vendin e ndërsa nga e mërkura dhe në vijim pritet përmirësim i motit dhe temperatura të larta.
Fundjava do të sjellë rryma të nxehta ajri nga Afrika dhe termometri do të shënojë 37 gradë në disa qytete, bën të ditur “Meteoalb”.
Temperaturat e ajrit sot kanë qenë rreth vlerës 21 gradë Celcius, por nga nesër pritet të fillojë rritja e tyre.





