Kjo është gjendja e lagjes nr.1 në Durrës, që ka lënë pas situata e vazhdueshme me reshje të dendura shiu që prej mbrëmjes së të dielës.
Balta ka zaptuar gjithë zonën mes pallateve, te një nga rrugicat që lidhet me shëtitoren “Taulantia”, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të lagjes dhe po ashtu edhe të automjeteve.
Me punimet e reja që janë bërë në qytetin e Durrësit, për shtrimin e ri të rrjetit të kanalizemeve, pritej që kur të binin reshje të vazhdueshme shiu, të mos ketë më përmbytje në qytet. Por kur ndodhemi ende në fazën e dytë të punimeve, situata vazhdon të jetë po e njëjta kur bie shi.
Mbrëmjen e së dielës, shumë rrugë kryesore në Durrës u përmbytën, ku uji kalonte nivelin e trotuareve. Edhe përgjatës ditës së sotme priten reshje shiu, ndërsa qytetarët duhet të tregojnë kujdes.





