Durim Toska, ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra pasditen e së shtunës, është arrestuar nga policia.
Durim Toska 52 vjeç u arrestua në Pogradec për akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, ai pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.
![](https://opinion.al/wp-content/uploads/2023/12/IMG_3660-350x259.jpeg)