Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me abasadorin amerikan Jff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Prishtinë. Takimi vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me hedhjen në erë me tritol të kanalit Ibër-Lepenc 3 ditë më parë.

Takimi në fjalë u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, i cili tha për mediat se Kurti po zhvillon takim edhe me vendet e QUINT-it. Pas takimit Hovenier do t’i drejtohet medieve dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri. Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër-Lepencit.