Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka vizituar të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Lushnje, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nikolla u takua me personelin mjeksor dhe familjarët e të dëmtuarve dhe u uroi atyre shërim të shpejtë.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela.

Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela.

Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.