Coca-Cola ka bllokuar një reklamë me influenceren Italiane, Chiara Ferragni pas skandalit që shpertheu në lidhje me panetonen.
Reklama mendohet se do të dilte në transmetim nga fundi i janarit, pak para hapjes së festivalit vjetor Sanremo, por Coca-Cola ka njoftuar se reklama nuk do të përdoret.
“Ne kemi punuar me Chiarën në Itali në vitin 2023, duke përfshirë disa xhirime të bëra në dhjetorin e kaluar. Tani për tani ne nuk planifikojmë ta përdorim këtë përmbajtje”, shkruhet në një deklaratë.
Ferragni ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm.
Para Krishtlindjeve, edhe kompania italiane e syzeve Safilo njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Ferragnin.