Pas skandalit me videon ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë brenda zyrës, ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Kjo lëvizje vjen pas një lumi komentesh negative dhe degraduese që u bënë në rrjet, për videon në fjalë. E po ashtu, llogaria e tij u mbyll pasi dha dorëheqjen, dhe pasi Qeveria e shkarkoi nga posti që mbante.
Fillimisht, ai mbylli komentet në faqe, mirëpo duket se kjo nuk ishte gjëja e vetme që bëri.
Një ditë më parë, rrjetet sociale nuk ishin funksionale, e pasi u rikthyen në normalitet, llogaria e Gjicit, ajo që dihej nga të gjithë me emrin “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, nuk ishte më aktive.
Mesditën e djeshme (16 qershor) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.