Në Instagram, ku pat keqinformuar, sic e cilësoi ajo, apo mashtruar sipas medieve, ndjekësit duke përftuar 1.2 milionë euro, përmes nismës së Krishtlindjeve Pandoro Pink, pas vezëve të Pashkëve, Chiara Ferragni është rikthyer me një mesazh.

Pas disa javësh heshtje në mediet sociale për skandalin e asaj që duhet të kishte qenë një çështje bamirësie, tani në duart e Prokurorisë, blogerja italiane më popullore në botë iu është rikthyer postimeve për të falënderuar ata që i qëndruan pranë në atë që ishte me siguri momenti më i vështirë i karrierës së saj.

Nuk i është referuar në veçanti çështjes që pushtoi gazetat, televizionin dhe rrjetin për ditë të tëra, nga momenti që Antitrust e sanksionoi për nismën e Krishtlindjeve Pandoro Pink.


U limitua duke falënderuar ata që e kanë mbështetur, duke preferuar të mos thellohet më mbi çështjen.

“Diçka e ndiej që ta them”, me këto fjalë Ferragni është rikthyer në profilin e saj në Instagram.

“Doja të falënderoja të gjithë ata njerëz që në këto ditë më kanë qëndruar pranë dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Të shprehja mirënjohjen për të gjithë ata njerëz që më kanë nisur mesazhe, që më kanë pyetur se si isha, që më kanë inkurajuar të kthehesha në rrjetet sociale.

Faleminderit atyre që kanë ditur të dëgjojnë, atyre që nuk duan të fundosin por të ndihmojnë. Atyre që kanë shprehur opinionin e tyre, edhe negativ, por me ton të qetë dhe konstruktiv sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri.

Njerëzit që të duan me të vërtetë shfaqen në moment nevoje dhe unë i kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Ju falënderoj me të vërtetë”, është shprehur blogerja.