Sulm i ri mbi statujën e një futbollisti. Pas sulmeve të përsëritura mbi statujën e Ibrahimoviçit në Malmoe (Suedi), në Kili është shkatërruar statuja kushtuar Alexis Sánchez (Inter) në Tocopilla, 1 500 kilometra në veri të kryeqytetit Santiago.
“Ata janë një grup njerëzish që, duke përfituar nga demonstratat, synojnë të krijojnë anarki duke i bërë shumë dëme qytetit. Unë nuk e di se çfarë duan ata,” – deklaroi kryetari i bashkisë së Tocopillas, Luis Moyano.
Ai kërkoi bashkëpunimin e policisë në Tocopilla për të identifikuar përgjegjësit e këtij sulmi vandal.





