Pas stuhisë së një dite më parë, në Durrës, të dashuruarit pas detit shijojnë banjot dhe rrezet e diellit.

Duket se stuhia ka mbetur pas dhe temperaturat e ngrohta të kësaj të shtune u japin mundësinë durrsakëve të “shfrytëzojnë” në maksimum detin që natyra ua ka falur me shumë bujari.