Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.

Ai më pas erdhi në Shqipëri, ku dha edhe disa intervista, ku edhe pohoi se karrierën e rij do ta vazhdonte në Paris.

Së fundmi këngëtari ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Një nga fansat e tij e ka pyetur nëse do të mbajë një koncert në Shqipëri dhe përgjigja e tij ishte “po”.

“Ndonjë koncert në Shqipëri?” e pyet një ndjekës në “Instagram”.

“Yep, the @zafestival, 31.07 2021”, i është përgjigjur ai.