Alketa Vejsiu, ditën e djeshme ndau një ndër sukseset më të mëdha të karrierës së saj, pjesëmarrjen në “Sanremo”. Por, përtej urimeve nga ndjekësit dhe miqtë e saj, pikas dhe komenti i vëllait të saj, Endri Vejsiu, një emër i njohur nga media, jo vetëm për shkak të lidhjes së ngushtë me moderatoren, por edhe problemeve të tij me drejtësinë.

“URIME KRENARIA IME”, shkruan Endri Vejsiu, duke e shoqëruar me një emoji zemrash.

Ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e moderatores: “Të kam shpirt”.

Vëllai i Alketa Vejsiut, Endri Vejsiu u arrestua më 30 shtator të 2018-s në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë, 3 kilogramë kanabis dhe pistoletë TT. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezultoi se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Gjykata e Lezhës për të ka dhënë dënimin me 5 vite “shërbim prove”.