Pas suksesit të parë, komedia e autorit Dave Freeman “Një shtrat plot me të huaj”, me regji të Adelina Muçës vjen sërish në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Pas kërkesave të shumta vepra e autorit të qindra komedive teatrore, do vihen sërish në skenën e Teatrit të Durrësit në datat 4, 5, 6 dhe 7 në orën 19:00.

Komedia e interpretuar nga aktorë të njohur si Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marianaku, Rudina Dembacaj, Selma Bakalli është një shfaqje plot me situata komike dhe argëtuese për publikun.