12 maj 2015 – Nesër një vizitë e rëndësishme zhvillohet në Tiranë. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan vjen nga Turqia me 120 persona, pjesë e delegacionit, ku bëjnë pjesë politikanë dhe biznesmenë.

Vizita e tij do të nisë me takimin që do të zhvillojë në 11.30 me presidentin Nishani e më pas me Ramën e Metën, me aktivitete që do të përfundojnë në mbrëmje.

Ajo që bie në sy është plani i masave të policisë për këtë vizitë që vlerësohet jo vetëm me interes të veçantë, por dhe për shkak të numrit të lartë të palës turke.

Gjatë ditës së sotme, qytetarët ndjenë pasojat e vizitës së një autoriteti të huaj, siç ishte ajo e mbretit të Jordanisë. Qindra makina u bllokuan në hyrje të Tiranës, dhe këto foto të marra nga Harta dixhitale e aksidenteve e tregojnë këtë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”