Ylli i muzikës Ariana Grande, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Manchester, teksa po mbyllej koncerti i saj, por që një sulm terrorist la të vrarë të paktën 19 persona dhe plagosur mbi 50 të tjerë.
“E thyer. Nga thellësia e zemrës më vjen keq, nuk kam fjalë”, shkruhet në statusin e këngëtares.
Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 në “Manchester Arena”, ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande.
Ende nuk dihen saktësisht shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po hytojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist. Shumica e viktimave janë të rinj e të reja.