Ka zgjatur 40 minuta takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe krerëve të partive politike të Grupimit të Qendrës së Djathtë, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve. Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Presidencës.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, foli për mediat duke thënë se data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i palëve dhe jo i njëanshëm.

“Takimi ishte shumë pozitiv. Për sot gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Nuk ka avancim për çështjen zgjedhore, Gjithçka do të caktohet në ditët në vijim, por jemi më afër për një dialog. Besoj jemi më afër një paqtimi mes palëve dhe për një datë që mund të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, tha Shehi.