Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar një konferencë për mediat ditën e sotme në orën 11:00.

Kjo vjen pas situatës aktuale në vend ku së fundmi ka ndodhur një aksident i rëndë në Vlorë, ku ndërrtuan jetë 4 persona të një familje dhe ngjarja makabër në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Kjo konferencë vjen një ditë pas takimit që Çuçi bëri me drejtuesit e policisë dhe me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Vlorë ka paralajmëruar një ristrukturim të forcave të policisë dhe të rendit, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohen. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.