Pas ditësh me temperatura të larta nga i nxehti afrikan, në Durrës kanë nisur reshjet e shiut.
Sipas SHMU, dita e sotme sjell kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin, me vranësira dhe reshje që filluan pas mesnate dhe vijuan edhe në orët e para të mëngjesit.
Reshjet, megjithëse të përkohshme, kanë sjellë një freskim të ndjeshëm të motit dhe pamje të rralla natyrore si ylberi mbi det.


Ndërkohë, temperaturat pritet të mbeten të larta edhe në ditët në vijim.





