Pas përfundimit të seancës së sotme plenare e cila u shoqërua me momente të shumta tensioni, Basha dhe Kryemadhi do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në selinë e PD, ku do të diskutohen edhe hapat e radhës që do të ndërmarrë opozita kundër qeverisë.
Gjatë seancës, deputetët e opozitës nisën të hidhnin miell, vezë, dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama ndaj edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi përjashtoi nga salla Flamur Nokën, Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin.





