Erdogan ka mbërritur në Greqi, ku është takuar fillimisht me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou.

Në një deklaratë të shkurtër, ai tha se priste që ky takim të shërbente si fillimi i një epoke në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Besoj se ky samit do të jetë fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet Greqi-Turqi. Ministrat e dy vendeve do të kenë takime konstruktive.

Ne do të diskutojmë se çfarë hapash mund të ndërmarrim për të gjitha çështjet. Janë bërë përgatitjet nga ministrat. Besoj se do të jetë më mirë për të ardhmen e të dyja palëve të bisedojnë duke e parë gotën gjysmë të mbushur”, tha Erdogan.