Nuk ka paqe toka në Korçë. Lëkundje të tjera termeti kanë vijuar përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
IGJEUM raporton se për datën 2 nëntor janë regjistruar 8 tërmete të tjera, që pasojnë gjithë pasgoditjet e rëna gjate datës 1 nëntor.
Banorët thonë se i kanë ndjerë lëkundjet, edhe pse magnituda nuk ka qenë shumë e fortë. Më e forta e matur ka qenë me magnitudë 3.2, afër Bilisht me epiqendër.
Lëkundjet pasojnë goditjen e fortë që ndodhi mëngjesin e djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në Veri Lindje të Miras dhe 11 km në Juglindje të Korçës.





