Pas tërmetit 7.6 ballë që goditi Japoninë dhe alarmit për cunami, Ambasada Shqiptare atje u ka bërë thirrje që të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që mund të ndodhen në shtetin japonez që të lajmërojnë për gjendjen e tyre.
Ambasaada këshillon që qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të njoftojnë në ambasadë për gjendjen e tyre.
“Tërmet i fortë goditi prefekturën Ishikaëa. Një paralajmërim për cunami është lëshuar për prefekturat Niigata, Toyama, Ishikaëa. Lutemi ndiqni udhëzimet nga autoritetet lokale dhe lajmëroni ambasadën lidhur me gjendjen tuaj. Mbetemi në pritje”, thuhet në reagimin e ambasadës.