Bie bora e parë në Kukës. Teksa vendi ynë po përballet këto dy ditë me reshje shiu dhe ulje temperaturash, në qytetin verior ka rënë dhe borë.

Flokët e dëborës kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar më shumë problematika në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë, borë ka rënë dhe në zonën e Thethit.