DURRËS, 10 korrik 2015 –  Nëse ose 40,1 për qind të totalit të pajtimtarë të telefonisë fikse mes 12 prefekturave, bie në sy dukuria kureshtare. Mes 11 qarqeve të tjera, ai i Durrësit ka numrin më të madh të “civilit” (siç thuhej në zhargon dikur kur nuk ekzistonte celulari, por linjat e ushtrisë dhe punëve të brendshme), pasuar nga ai i Korçës.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it për 3-mujorin e parë 2015, në shkallë vendi janë 175 167 pajtimtarë të telefonisë fikse, ku qarku i Tiranës, si qendra administrative e Shqipërisë, ka 70 257 pajtimtarë ose 40,1 për qind të numrit gjithsej të Republikës. Ndonëse qarqet e Fierit dhe Elbasanit kanë numër të madh popullsie se Durrësi, ku i fundit ka 16 881 pajtimtarë (nga të cilët 15 896 familjarë), kurse Fieri ka 12 261 dhe Elbasani 11 742 pajtimtarë “civili”.  Por këtyre qarqeve ua kalon edhe ai i Korçës, që është “rrotë më rrotë” me Durrësin, me 15 940 pajtimtarë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/