LIBRAZHD, 7 nentor 2013 -Pas lajmit të kobshëm se 5 të rinj kanë mbetur të vdekur në një minierë të braktisur në Pogradec, një tjetër aksident shënohet në një tjetër minierë, kete radhe në Librazhd. Dy punëtorë të minierës së kromit në fshatin Gurrë janë zënë përposht nga një masiv mineral kromi duke gjetur vdekjen. 
Kryetari i Komunës në Qukës konfirmon se kanë vdekur të dy punonjësit e minierës, inxhinier Drini Bogdani dhe Haxhi Danga, banor i një fshati të komunës së Qukësit.