Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në dalje nga ambientet e SPAK, Golemi u shpreh për mediat se ka dhënë një deklaratë në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që lidhet me një institucion në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës.
“Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me një institucion të bashkisë Gjirokastër”, tha ai.
Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me çështjen për të cilën është thirrur, ndërsa nga SPAK nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë paraqitje.





