Reperi Cozman mesa duket nuk do të ndalet me dedikimet e tij ndaj armiqëve. Në këngën e tij të re “Yamborgini” fillimisht u komentua pasi në një varg shprehej se “Gishtin e mesit ia çoj edhe ex-it”, që do të thotë e kishte këtë mesazh për Tunën, si ish e dashura e tij. Por ai përmes kësaj kënge mesa duket me “një gur ka vrarë dy zogj”.

Reperi në këngë ia ka dedikuar edhe disa vargje rivalit të tij Noizy-it. Ata kanë pasur edhe një konfrontim me armë disa kohë më parë në Prishtinë.

Por çfarë fjalësh i ka dedikuar Cozman-Noizy-it në këngën e re?  “Ti s’je bad man, jo jo s’je as young boy. Bje nguj, tash je pussy boy”,-thotë Cozman. Fjalë aspak të mira në fakt… /class/