Zafiri, guri i çmuar i të lindurve në shtator, është një prej më të pëlqyerve. U bë hit pas unazës së fejesës së Lady Dianës dhe që atëherë, ky gur i mrekullueshëm po kërkohet gjithmonë e më shumë.

Emri zafir (sappheiros) rrjedh dhe do të thotë blu. Disa janë të mendimit se kjo fjalë vjen nga hebraishtja (sappir) që do të thotë gur i çmuar ose nga sanskritishtja (sanipriya), që do të thotë i shenjtë nga saturni.
Përbërja kimike e zafirit
Rubini dhe zafiri janë lloje të ngjyrosura të mineralit të quajtuar korindon (kristale të oksidit të aluminit).
Nxjerrja e zafirit
Miniera më antike e zafirit blu ndodhet në Sri Lanka. Mendohet se zafirët e Sri Lankës janë përdorur që në vitin 480 para erës sonë, nga mbreti Salomon që i dhuroi disa prej gurëve të çmuar mbretëreshës së Shebës.

Zafirët blu vijnë tradicionalisht nga Sri Lanka dhe Birmania (Mogok), vende të tjera të pasura janë Australia, Kamboxhia (Pailin),Kina, Kenia, Madagaskari, Nigeria, Tanzania, Tailanda, SHBA (Montana) dhe Vietnami.
Pavarësisht se Australia gjatë viteve ’80 mbulonte 70 % të prodhimit botëror të zafirit, zafiri australian nuk ka gëzuar kurrë famë të mirë për shkak të ngjyrës shumë të errët ose me nuancë në jeshile.
Madagaskari u pozicionua fuqishëm në treg në vitet ’90 dhe në ditët e sotme rreth 20% e gurit të çmuar vjen nga ky shtet. Tregohet se zafirët më të bukur në botë janë nxjerrë në vitin 1881 në Kashmir të Indisë, në një minierë që në 1930-n u ezaurua. Zafirët e Kashmirit hyjnë rastësisht në treg, në formën e bizhuterive antike ose gurëve për koleksion.

Historia e zafirit
Ndërsa persianët besonin që reflekset e zafirit i referoheshin qiellit, ky gur i çmuar përmendet edhe në shkrimet e shenjta. Në Eksodin (24:10), froni i Zotit thuhet se është i shtruar me zafirë blu me një pastërti qiellore. Zafiri blu njihet edhe si një nga 12 “gurët e zjarrit” (Ezekieli 28:13-16) të montuar në pektoralin e gjykimit (Eksodi 28:15-30). Thuhet gjithashtu se zafiri është një nga 12 gurët e çmuar të vendosur në themelet e qytetit të Jeruzalemit. Zafiri lidhet edhe me Shën Palin. Sipas mitologjisë greke, ky gur i çmuar i të lindurve në shtator është sjellë për herë të parë në tokë nga Prometeu.
Thuhet se zafiri blu ndër të tjera i dhuron paqe dhe qetësi atyre që e mbajnë.
Karakteristikat e zafirëve
Zafirët janë gurë transparentë dhe i gjejmë në ngjyra të ndryshme si: blu, blu në jeshile, blu në lejla dhe kombinime të këtyre ngjyrave.

Zafiri e shfaq më mirë bukurinë e tij nëse vendoset nën një dritë natyrale ose fluorishente, ndërsa dritat inkandeshente janë shkatërrimtaret e zafirëve blu.
Si rubinët, ashtu edhe zafirët klasifikohen tek gurët e çmuar të tipit të dytë (që gjenden në natyrë me disa inkluzione të dukshme me sy të lirë. Zafirët janë zakonisht më të pastër dhe më të mëdhenj se sa rubinët. Disa inkluzione mikroskopike të quajtura “lule”, “qumësht” apo “mëndafsh” i japin këtij guri të çmuar shkëlqim dhe pamje të lëmuar, duke i theksuar bukurinë dhe vlerën.
Llojet e zafirit
Kur flitet përgjithësisht për zafirin, njerëzi i referohen atij blu, edhe pse ekzistojnë ngjyra të tjera.

Zafirët me sfumatura të ndryshme quhen “fancy”.

Gjurmë të elementëve si krom, hekur apo dhe titan gjenden në bazë të zafirëve ngjyrë blu, jeshilë, portokalli, të kuq, lejla dhe të verdhë.
Një varietet i veçantë është zafiri me efektin “yll”, që shkaktohet nga disa trupa të vegjël që gjenden brenda kristalit. Zafirët “yll mund t’i gjejmë me gjashtë rreze, por edhe me plot 12 të tilla.


Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shikoni sesi ky gur mahnitës gjen përdorim në bizhuteri të ndryshme.
R.O.





