Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit në jug të vendit. Ashtu si në Tiranë dhe Shkodër edhe në Vlorë fillimisht do të vaksinohen bluzat e bardha.
Në nisje të procesit të vaksinimit, që do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.
Bino tregoi planin e vaksinimit në qytete të tjera në ditët në vijim.
“Sot në Vlorë, nesër në Fier, Gjirokastra do të vazhdojmë me shtëpinë e të moshuarve, Elbasani Korça. Po shkojmë mirë. Midis personelit shëndetësor nuk ka skepticizëm. Duhet të shikojmë grupet e tjera të popullatës. Nuk ka pasur reaksione anësore. Nuk kemi pasur problem”, tha Silva Bino. Vetë Bino do të vaksinohet sot në Vlorë.





