Në ambientet e Bashkisë Fier u zhvillua prezantimi zyrtar i administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit.

Takimi u zhvillua në prani të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kryetarit të Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetes Antoneta Dhima, si dhe deputetëve të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore në administratën vendore.

Ky takim shënon një fazë të re në funksionimin e njësive administrative, me theks te përmirësimi i shërbimeve publike dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me nevojat e komunitetit.