Ambasadori i BE në Shqipëri,  Luigi Soreca, në kuadër të ditëve të Europës, është ndalur në qytetin e Korçës.

Në një video të publikuar në rrjetin social Twitter, Soreca shfaqet me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë duke kaluar një ditë nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.

Në pamjet e mëposhtme, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj.

Krahas videos ai ka shkruar: “Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të  Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”