Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë kundër shtypjes në Rusi pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Rezoluta u miratua me 506 vota pro dhe nëntë kundër, ndërsa 32 deputetë abstenuan

Rezoluta dënon vdekjen e Navalny në një koloni penale të largët të Arktikut në fillim të këtij muaji dhe mban përgjegjës qeverinë ruse dhe Vladimir Putin.

Ai gjithashtu i bën thirrje Rusisë të shfuqizojë “legjislacionin e saj shtypës” dhe shpreh solidaritetin me rusët të cilët “ende gjejnë guximin të flasin të vërtetën” pavarësisht “represionit të qëllimshëm brutal” në vend.

E veja e Navalny, Yulia Navalnaya iu drejtua parlamentit dje teksa u kërkoi anëtarëve të ngriheshin kundër Putinit, të cilin ajo e quajti një “mafioz gjakatar”.